Palestina e ka hedhur poshtë planin e Trump për lindjen e mesme si një zgjidhje për konfliktin shumëvjeçar Izrael- Palestinë.
Palestinezët kanë dalë në marshim ditën e sotme duke e quajtur ‘dita e zemërimit’ ndërkohë vetë Presidenti palestinez Mahmoud Abbas i cili tha se të drejtat e palestinezëve nuk janë në shitje.
‘Në themi njëmijë herë jo, jo, jo. Ne e refuzuam këtë marrëveshje që në fillim dhe qëndrimi ynë ishte korrekt’- tha Abbas.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Në fakt plan i Trump konsiston në ndarjen e Jeruzalemit duke i mbetur Izraelit si kryeqytet zyrtar ndërsa kryeqyteti i Palestinës do të ketë zonën lindore të Jeruzalemit. Por me këtë propozim Palestina mund të krijojë shtetin e vet sovran të njohur nga të gjithë, edhe pse në këtë aspect duhet të japë diçka.
Ky plan u mbështet nga kryeministri izraelit Netanyahu i cili tha se ky rast vjen vetëm një herë. Ai e konsideroi planin e Trump si marrëveshjen e shekullit.