Ballina Sport Vazhdon dashuria mes Ibrës dhe Milan, suedezi drejt rinovimit

Vazhdon dashuria mes Ibrës dhe Milan, suedezi drejt rinovimit

Duket se ardhja e Zlatan Ibrahimovic i ka bërë mirë Milanit. Që nga fillimi i këtij viti të besuarit e Piolit kanë humbur vetëm një ndeshje dhe kanë më shumë besim kur suedezi është në fushë.

Edhe pse tekniku italian ka bërë disa ndryshime në skemat e lojës, Ibra është një nga çelësat e suksesit të kuqezinjve.

Aktualisht kontrata e tij me Milanin është deri në fundin e këtij sezoni. Drejtuesit kuqezi po mendojnë që tani rinovimin me të dhe për të paktën një sezon.

Dyshja Boban-Maldini besojnë tek 38-vjeçari, jo vetëm për aftësitë e tij në fushë por dhe për impaktin e tij në dhomat e zhveshjeve.

Sipas “Calciomercato.com”, gjiganti suedez në kontratën e re do të ketë dhe një rritje rroge. Me tifozët që të gjithë e duan, firma me Ibrahimovic do të jetë një plus i madh për ekipin që Milan po ndërton.

@tn.lajmelokale
@tetovanews