Ballina Shëndeti Koronavirusi “Covid-19 në Itali ka filluar para Kinës”, mjeku italian zbulon detajin e...

“Covid-19 në Itali ka filluar para Kinës”, mjeku italian zbulon detajin e frikshëm

Një mjek italian i quajtur Giuseppe Ramuzzi ka bërë me dije se koronavirusi në vendin e tij mund të kertë shpërthyer që në muajin nëntor, pra para se të bëhej publik në Kinë dhe sipas tij kjo mund të jetë një nga arsyet pse në Itali është duke vrarë kaq shumë persona çdo ditë.

Vende të tjera mund të marrin mësime të rëndësishme nga Italia, ka thënë Dr. Giuseppe Ramuzzi, bashkëautor i një punimi të fundit në “The Lancet” për situatën e rëndë të vendit.

Ramuzzi ka thënë për mediat italiane se ai po dëgjon informacione rreth koronavirusit nga mjekët e përgjithshëm.

“Ata kujtojnë se kanë parë pneumoni shumë të çuditshme, shumë të rëndë, veçanërisht te njerëzit e moshuar në dhjetor dhe madje edhe nëntor,”-tha ai.

“Kjo do të thotë që virusi po qarkullonte, të paktën në [rajonin verior të] Lombardisë dhe para se të ishim të vetëdijshëm për këtë shpërthim që po ndodhte në Kinë.”-ka thënë mjeku italian.

VIDEO bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews