Ballina Bota Detajet/ Koronavirusi në Mal të Zi, njëra nga gratë ishte nga Ulqini,...

Detajet/ Koronavirusi në Mal të Zi, njëra nga gratë ishte nga Ulqini, tjetra nga Podgorica. Ja ku kishin udhëtuar

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me dy personat e infektuar nga koronavirusi në Mal të Zi. Mësohet se gratë janë nga Ulqini dhe nga Podgorica.

RTCG, ndonëse nuk bën të ditur identitetin e tyre, mësohet se ato kanë lindur në vitin 1948 dhe 1973. Mes të tjerash bëhet e ditur se dy pacientet kishin pasur histori udhëtimi, njëra sapo ishte kthyer nga Amerika dhe tjetra nga Spanja.

Kujtojmë se Spanja renditet pas Italisë si vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë. Ndërkohë SHBA ka kaluar shifrën e 5 mijë të prekurve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews