Ballina Top Lajm E konfirmon konsullja në Milano: Një shqiptare me COVID-19 humbi jetën, familja...

E konfirmon konsullja në Milano: Një shqiptare me COVID-19 humbi jetën, familja e saj në karantinë

Konsullja shqiptare në Milano Anila Pojani, ka konfirmuar se një grua shqiptare në Itali e cila u testua dhe rezultoi pozitive me COVOD-19, ka humbur jetën. Ajo tha se viktima është rreth 60-vjeçe, nga Durrësi.

“Jemi kontaktuar nga një agjenci funebre, dhe sot në shqyrtimin e dokumentacionit, kemi konstatuar se shqiptarja, nga Durrësi, ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak dhe ka rezultuar edhe me koronavirus”, u shpreh konsullja Pojani.

“Dokumentacioni ka mbërritur sot në konsullatë, djali, vajza bashkëshorti, janë të gjithë në karantinë”, shtoi ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews