Ballina Kronika GJENDJA NË DIBËR: Hajdutët shfrytëzojnë situatën emergjente

GJENDJA NË DIBËR: Hajdutët shfrytëzojnë situatën emergjente

Në lidhje me situatën me koronavirusin, Duka informoi deri në këtë moment nuk ka raste të reja të të prekurve nga ky virus, por dukshëm është rritur numri i personave që janë në izolim shtëpiak

Vjollca SADIKU

Dibër, 23 mars – Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër janë regjistruar dy vjedhje dhe tre mos respektime të masave qeveritare. Tani më dihen emrat e hajnave, kurse për ata që nuk respektuan masat – prokuroria e Dibrës do të nge aktpadi. Këtë e deklaroi kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, i cili kryeson Shtabin operativ. Me ata që nuk respektojnë ligjin, tha Duka, do të merren institucionet përkatëse dhe shtoi se kënaq situata me respektimin e orës policore në Dibër dhe fshatrat e Dibrës, shkruan gazeta KOHA.

Në lidhje me situatën me koronavirusin, Duka informoi deri në këtë moment nuk ka raste të reja të të prekurve nga ky virus, por dukshëm është rritur numri i personave që janë në izolim shtëpiak. “Dje ky numër ishte 133, kurse sot 164. Kjo do të thotë se ka një paraqitje të vet qytetarëve të cilët kanë kontaktuar me të sëmurët dhe si masë që është marrë nga Enti për shëndet publik ata vet izolohen për një periudhë dy javore”. Kryetari i Dibrës informoi gjithashtu se mbrëmë, shoqatat qytetare në Dibër kanë patur një takim në lidhje me organizimin e ndarjes së ndihmave humanitare.

“Vendosëm si Shtab operativ që të gjitha ndihmat që arrijnë në Dibër – ushqime, veshmbathje dhe medikamente, të ndahen jo nga Shtabi operativ, por nga shoqatat humanitare që veprojnë në Dibër”, theksoi kryetari i Dibrës. Ai dha edhe disa sqarime në lidhje me ndihmat që në Dibër i solli Elektroekonomia e Maqedonisë nëpërmjet hidrocnetralit Spilje. Ndarja e këtyre ndihmave është përcaktuar nga vet donatori. Aktualisht, në Dibër patrullojnë gjashtë ekipe të policisë dhe ushtrisë dhe shtatë patrulla të tjera me automjete. Ushtria kontrollon kufirin me Shqipërinë. Përndryshe, dibranët janë të pikëlluar nga lajmi që morën me vdekjen e një bashkëqytetarit në klinikën e Shkupit nga koronavirusi. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews