Sophie Grégoire Trudeau, bashkëshortja e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau ka rezultuar pozitive në testin e coronavirusit.
Znj. Trudeau, 44 vjeç, nisi të ndihej keq mbrëmjen e të mërkurës, pak kohë pasi u kthye në Kanada nga një event në Londër. Ajo e prekur nga COVID-19 dhe do të qëndrojë në izolim përkohësisht, tha zëdhënësi.
“Së pari, dua t’ju falënderoj shumë që më keni kontaktuar për të pyetur si jam. Megjithëse po përjetoj simptoma të parehatshme të virusit, do ta marr veten së shpejti. Qëndrimi në karantinë në shtëpi nuk është asgjë krahasuar me familjet e tjera kanadeze që mund të jenë duke e kaluar këtë dhe për ata që po përballojnë shqetësime shëndetësore më të rënda,” tha ajo.
Kryeministri Justin Trudeau gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka simptoma, tha zëdhënësi. Por si masë përkujdesi, ai do të vetëizolohet për dy javë dhe do të punojë nga shtëpia për të drejtuar vendin.