Ballina Bota Përhapet shpejt koronavirusi në Turqi, 21 të vdekur dhe 947 të infektuar

Përhapet shpejt koronavirusi në Turqi, 21 të vdekur dhe 947 të infektuar

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi është rritur me 12 vetë të shtunën, duke e çuar në 21 numrin e viktimave në total, sipas ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Rastet e konfirmuara janë 947 të infektuar. Turqia ka marrë një sërë masash për të frenuar përhapjen e koronavirusit, mes tyre edhe bllokimin e fluturimeve nga vendet me numër të lartë të infektuarish.

Të shtunën Turqia pezulloi fluturimet me 46 vende të tjera, si dhe ndaloi piknikët, pas dyfishimit të rasteve në vend. Fluturimet janë pezulluar me: Mauritanian, Algjerinë, Sudanin, Angolën, Filipinet, Moldavinë, Malin e Zi, Bangladeshin, Ukrainën, Tunizinë, Poloninë, Portugalinë, Omanin, Uzbekistanin, Maqedoninë Veriore, Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), Mongolinë, Kamerunin, Tajvanin, Kanadanë, Slloveninë , Adadin, Kolumbinë, Sri Lankën, Çekinë, Marokun, Xhibutin, Republikën Dominikane, Nepalin, Perunë, Ekuadorin, Panamanë, Guinean Ekuatoriale, Finlandën, Nigerinë, Guatemalën, Hungarinë, Indinë, Bregun e Fildishtë, Jordaninë, Kazakistanin, Kenian, Kosovën, Kuvajtin, Letoninë dhe Libanin.

Ankaraja kishte ndaluar fluturimet me 22 vende, ka mbyllur shkollat, kafenetë dhe baret, ka ndaluar lutjet masive dhe ka shtyrë ngjarjet sportive. Të shtunën, qeveria shtoi masat e ndalimit të cilat përfshinë piknikët, berberët dhe sallonet e bukurisë. Po të shtunën, basketbollistët e “Fenerbahçe” dhe anëtarët e stafit që tregun simptoma të koronavirusit, u dërguan në spital për teste.

@tn.lajmelokale
@tetovanews