Qeveria shqiptare, vendos të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku gjendja e fatkeqësisë natyrore shpallet në të gjithë vendin për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat e jashtëzakonshme, si më poshtë vijon:
Institucionet publike:
-të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
– të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
-të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;
-të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;
– të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;
– të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;
– të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;
– të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë masat parandaluese për të evituar infektimin;
-të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;
– të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.