Numri i personave të infektuar me koronavirus dhe numri i viktimave po rritet me shpejtësi në gjithë botën.
Worldometer raporton se ka 423 469 të prekur në gjithë botën, 109 153 janë shëruar ndërsa 18 909 persona kanë humbur jetën.
Nga 295.407 pacientë të infektuar aktualisht, 96 për qind kanë simptoma të lehta, ndërsa 4 për qind janë në gjendje “serioze ose kritike”.
Midis 21 dhe 24 mars, numri i personave të infektuar u rrit me 117.620 raste. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i vdekjeve u rrit nga 13,011 në 18.894. Dje pati gjithsej 2,381 vdekje, një rritje prej 14 për qindësh krahasuar me një ditë më parë.
Mendohet se numri i të prekurve me koronavirus është shumë më i lartë pasi shumë janë asimptomatikë ose kanë simptoma të lehta dhe nuk testohen.
– Në Kinë: 81,218 të prekur, 3,281 vdekje, 73,650 të shëruar.
– Në Itali: 69,176 të prekur, 6.820 vdekje, 8326 të shëruar.
– Në SHBA: 54.916 të prekur, 784 vdekje, 379 të shëruar.
– Në Spanjë: 42,058 të prekur, 2,991 vdekje, 3.794 të shëruar.
– Në Gjermani: 32.991 të prekur, 159 vdekje, 3,290 të shëruar.
– Në Iran: 24.811 të prekur, 1.934 vdekje, 8,913 të shëruar.
– Në Francë: 22,304 të prekur, 1.100 vdekje, 3,281 të shëruar.
– Në Mretërinë e Bashkuar: 8.077 të prekur, 422 vdekje, 135 të shëruar.
– Në Zvicër: 9877 të prekur, 122 vdekje, 131 të shëruar.
Në Shqipëri, aktualisht ka 123 persona të prekur, pesë vdekje dhe 10 të shëruar. Janë realizuar gjithsej 930 testime. Një azhurnim i situatës pritet në orën 11:00 nga Ministria e Shëndetësisë.