Ballina Koronavirusi Serbia shënon 72 të infektuar me Covid-19

Serbia shënon 72 të infektuar me Covid-19

Në dyshim mbajtja e zgjedhjeve të 24 Prillit

Serbia ka shënuar për 24 orë një rritje drastike të numrit të infektuar. Pasdite janë shtuar edhe shtatë raste të reja duke e çuar numrin e të infektuarve në 72 raste të konfirmuara. Paniku ende nuk ekziston tek institucionet, por ata duken të palumtur me reagimin e qytetarëve që megjithatë nuk i janë përmbajtur rregullave për të qëndruar të mbyllur.

Kështu është menduar të shtyhen edhe zgjedhjet, një vendim që ende nuk është marrë, por që duket se mund të jetë i pashmangshëm. Presidenti dhe kryeministrja kanë ftuar të gjitha partitë që duket se lehtësisht janë pajtuar.

Nëpër rrugë më pak qytetarë se zakonisht dhe më shumë prej tyre me maska. Por problem ngelet furnizimi me prodhime dezinfektuese dhe maska. Ato pjesërisht mund të gjenden në farmaci shtetërore. Këta të gjithë në radhë shpresojnë që do të mund ta kenë të paktën nga një në këtë krizë.

Gjysmë ore pritje është koha e duhur për të arritur deri tek sporteli ku janë kufizuar mundësitë e blerjes vetëm nga një lloj prodhimi për person: alkool dhe preparate të tjera.

Ushtria ka marrë nën kontroll disa objekte të rëndësishme dhe aeroportet e pikëkalimet kufitare. Autoritetet druajnë në mundësinë e bartjes së shpejt të virusit dhe në proces masat mund bëhen më rigoroze për lëvizje.

Tv Klan