Ballina Shëndeti Koronavirusi Si funksionojnë aparatet e ventilimit dhe pse janë kaq të rëndësishëm në...

Si funksionojnë aparatet e ventilimit dhe pse janë kaq të rëndësishëm në shpëtimin e njerëzve me koronavirus?

Mungesa e aparateve të ventilimit vë jetë në rrezik, kështu që autoritetet shëndetësore në të gjithë botën po bëjnë gjithçka për t’u furnizuar me sa më shumë prej tyre.

Prodhuesit gjigandë të makinave janë duke u ofruar për të ndihmuar në prodhimin e tyre. Në Nju Jork, epiqendra e koronavirusit ne SHBA, Kryetari i Bashkisë së qytetit Bill de Blasio kërkoi 15,000 aparate.

Ndërsa shumica e njerëzve që sëmuren me Covid-19 përjetojnë vetëm simptoma të buta, rreth 6% kanë nevojë për kujdes spitalor, ku kryesisht pacientët e moshuar janë më të rrezikuar.

Përvoja në Itali dhe Spanjë, dhe përllogaritjet matematikore, tregojnë se numri i njerëzve, që do të sëmuren rëndë me Covid-19 do ti tejkalojë kapacitetet që kanë spitalet për të asistuar të gjithë pacientët që do të kenë nevojë për frymëmarrje të drejtuar.

Çfarë është një aparat ventilimi dhe si funksionon?

Aparati i ventilimit është një makinë mekanike, e cila kryen ajrosjen e muhskrive, permes futjes dhe nxjerrjes së ajrit nga muhskritë duke kryer plotësisht funksionin e mushkërive. Ventialtorët janë të domosdoshëm për pacientët që nuk i funksionojnë fare ose pjesërisht mushkritë.

Para se një pacient të vendoset në një aparat ventilimi, stafi mjekësor kryesisht mjekët anestezistë, kryejnë një procedurë të quajtur intubim. Pasi pacientit i është dhënë qetësues muskujsh, një tub vendoset përmes gojës në laring. Ky tub lidhet më pas në aparatin e ventilimit për të futur oksigjen në mushkri. Mjekët më pas rregullojë përzierjen e oksigjenit.

Kjo është një procedurë rutinë, por me pacientët Covid-19, mjekët duhet të marrin masa paraprake ekstreme për t’u siguruar që ata vetë të mos infektohen. Stafi mjekësor, i cili asiston pacientët me Covid- 19, përdorin veshje të posaçme të cilat nuk lejojnë kontaminimin.

Kur një pacient duhet të vendoset në një aparat ventilimi?

Pacienti vendoset në aparat ventilimi kur ai nuk furnizohet dot me oksigjen.

Shkalla e frymëmarrjes tek pacienti do të rritet, ata do të marrin frymë shpesh, shpejt e me vështirësi, niveli i dioksidit të karbonit në gjak do të rritet po ashtu, pacienti do të humbasë kthjellësinë dhe do të ndihet tejet i lodhur.

Para se të përdoret një ventilator mekanik, për të rritur nivelin e oksigjenit tek një pacient përdoren metoda “jo-invazive” të ventilimit, si maska dhe bombola oksigjeni.

Por në rastin e pacientëve me koronavirus, përdorimi i maskave ose bombolave të oksigjenit është i rrezikshë, sepse pacientët kolliten edhe më shumë se zakonisht, duke rritur rrezikun që virusi të transferohet te stafi mjekësor.

Kur mund të ketë nevojë një pacient për aparatin e ventilimit dhe për sa kohë?

Sapo mjeku konstaton se një pacient ka nevojë për frymëmarrje të drejtuar, vendoset urgjent aparati i ventilimi, brenda 30 minutave. Një i sëmurë mund të qendrojë në një aparat ventilimi për javë të tëra.

Madje ka raste, që mjekët vendosin të kryejnë një trakeostomi – një procedurë mjekësore e cila krijon një vrimë kirurgjikale që kalon në pjesën e sipërme të qafës së pacientit, ku vendoset tubi i laringut për ta furnizuar pacientin me oksigjen.

Pse mungesa e aparatëve të ventilimit është fatale dhe çfarë po bëhet për të shmangur atë?

Një nga mënyrat më të mira për të shmangur mungesën e aparateve të ventilimit, gjatë kohës së koronavirusit, është ulja e numrit të të infektuarve. Kjo do të thotë të ndiqen të gjitha këshillat shëndetësore, përfshirë rregullat e distancimit social dhe higjenës.

Spitalet duhet të jenë të pajisura me një numër të konsiderueshëm të aparatëve të ventilimit, veçanërisht në kushtet e pandemisë aktuale. Të gjitha vendet e prekura nga koronavirusi janë duke inventarizuar kapacitetet e tyre për këto aparate si dhe duke parë të gjitha mundësitë për furnizimin me aparate të tjera, të cilat do të shërbejnë në përballimin e situatës së pandemisë.

Qeveria Australiane po sheh mundësinë e përdorimit të aparateve të ventilimit të përdorur tek kafshët në klinikat veterinare, për t’i adaptuar ato për përdorimin e njerëve.

Aparatet e përdorur për pacientët që vuajnë nga apnea e gjumit, aparaturat anestezike dhe aparatet e ventilimit të përdorur në ambulanca janë duke u konsideruar si opsione alternative.

Mungesa e numrit të nevojshëm të aparateve të ventilimit, do të krijojë dilema etike dhe vendime të vështira mbi përzgjedhjen e rasteve që do të marrin frymëmarrje të drejtuar, dhe ato që do tevdesin, siç për fat të keq po ndodh në vende si Italia, Spanja, etj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews