Një shtetase shqiptare ka humbur jetën në Itali, e cila rezultoi e prekur nga koronavirusi. Qamile Shera, 55 vjeçe, humbi jetën ndërsa familjarët e saj në Itali janë të vendosur në karantinë.
Një shtetase shqiptare ka humbur jetën në Itali, e cila rezultoi e prekur nga koronavirusi. Qamile Shera, 55 vjeçe, humbi jetën ndërsa familjarët e saj në Itali janë të vendosur në karantinë.
Shera banonte në lagjen nr. 10 në Durrës, ndërsa kishte shkuar në Itali te vajza e saj për kurim. Atje u infektua me koronavirus që mendohet se e ka marrë nga dhëndri, shtetas italian. 55-vjeçarja vuante nga diabeti, ndërsa ndërroi jetë nga një arrest kardio-respirator për shkak të koronavirusit.
Trupi i saj pritet të mbërrijë të enjten në atdhe dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa Italia u vendos mbrëmjen e sotme e gjitha në karantinë duke kufizuar lëvizjen dhe qarkullimin.
Me dekret ndalohen aktivitetet publike, qëndrimet në si kafene, pub-e dhe restorante deri në datë 3 prill në Itali. Edhe Shqipëria me konfirmimin e 2 rasteve të para të prekura nga koronavirusi, ka mbyllur shkollat, të gjitha aktivitete publike, ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë dhe fluturimet dhe lundrimet me Italinë si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.