Ballina Bota AFRIKË – Regjistrohen mbi 10 mijë raste me COVID-19

AFRIKË – Regjistrohen mbi 10 mijë raste me COVID-19

Numri i rasteve me COVID-19 në kontinentin e Afrikës ka arritur në 10 075.

Në njoftimin e bërë nga Qendra afrikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë kontinentin, numri i viktimave është rritur në 487. pasi kanë humbur jetën edhe 73 persona.

Gjithashtu janë identifikuar edhe rreth 1 000 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve është rritur në 913.

Në kuadër të masave të marra deri tani, 43 shtete afrikane kanë mbyllur kufijtë, si dhe shtatë vende kanë ndaluar trafikun ndërkombëtar ajror./atsh

@tn.lajmelokale
@tetovanews