Ballina Shëndeti Koronavirusi “Armiku tinzar dhe vrastar…”, mjeku Tritan Kalo u kërkon qytetarëve vetëm një...

“Armiku tinzar dhe vrastar…”, mjeku Tritan Kalo u kërkon qytetarëve vetëm një sakrificë

Mjeku Tritan Kalo, është një prej atyre në frontin e parë të luftës kundër Covid 19. Bashkë me shumë kolegë të tjerë ndajnë orë mes jetës dhe vdekjes për shumë të prekur nga koronavirusi. Përmes një statusi në facebook pas kthimit nga puna, Kalo uron shqiptarët për një javë të mbarë, por ripërsërit se lufta është me një armik tinzar, vrastar.

Mjeku Kalo nuk lë pa përmendur dhe harmonizimin në këtë situatë me të gjitha shërbimet në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, mjekëve, imazheristëve, farmacistëve, infermierëve, sanitarëve, barelistave e shoferëve dhe padyushim forcat e rendit.

Kalo thotë në statusin e tij se në asnjë çast nuk janë shkëputur lidhjet me kolegët e Sëmundjeve të Brendshme dhe të Shërbimit të Imazherisë në Urgjencën Polivalente, sepse edhe ata përballen dita-ditës me diferencimin e rasteve të prekura prej këtij infeksioni.

Duke e vënë theksin edhe tek dezinfektimi i ambientevem Kalo sqaron se kjo ndodh shpesh, por kërkon durim dhe vetëndërgjegjësim të të gjithëve. Sepse, sipas tij, vetëm kështo do ia dalim.

Mjeku Tritan Kalo nuk e konsideron sakrificë qëndrimin në shtëpi, por një faktor të domosdoshëm të triumfit të jetës ndaj vdekjes.Në fund ai e mbyll statusin me optimizëm, teksa shkruan se ditë më të mira do të vijnë, nëse do të dimë të përballemi me këtë armik që e e ka emrin Covid. Ju duam shumë, përfundon Kalo statusin e tij në facebook.

@tn.lajmelokale
@tetovanews