Ballina Bota Danimarka jep dritën e gjelbër për tunelin nënujor prej 7 miliardë eurosh...

Danimarka jep dritën e gjelbër për tunelin nënujor prej 7 miliardë eurosh me Gjermaninë

Deputetët danezë kanë dhënë dritën e gjelbër për ndërtimin e tunelit nënujor Fehmarnbelt i cili do të shkurtojë kohëzgjatjen e udhëtimit drejt Gjermanisë në vetëm disa minuta.

Punimet në Danimarkë pritet të fillojnë më 1 janar 2021, ndërsa tuneli i njohur ndryshe si “Lidhësi Fehmarnbelt” pritet të inaugurohet në mesin e 2029, tha Ministria e Transporteve nëpërmjet një deklarate gjatë së premtes.

Ministri i Transporteve Benny Engelbrecht e ka cilësuar marrëveshjen e deputetëve si një “vendim i historik”, ndërsa e përshkroi tunelin si një “portë e re drejt Europës”.

Tuneli prej 18 kilometrash do të lidhë Gjermaninë veriore me ishullin danez Lolland, të cilët janë të ndarë nga Rripi i Fehmarnit, një ngushticë në pjesën perëndimore të Detit Baltik.

Punimet qenë shtyrë për gjashtë muaj për shkak të pandemisë COVID-19.

Projekti i cili pritet të kushtojë 7 miliardë euro përfshin edhe një hekurudhë elektrike dhe një pistë me katër korsi për motoçikleta.

Së pari, do të ndërtohet një llogore prej betoni në shtratin e detit me një gjerësi prej 60 metrash dhe me një thellësi prej 16 metrash.

Ky tunel do të jetë tuneli më i gjatë i këtij lloji që është ndërtuar ndonjëherë në botë. Gjermani pritet të fillojë punimet në mes të 2022.

@tn.lajmelokale
@tetovanews