Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në lidhje skype nga shtëpia, pasi ndodhet në vetizolim, ka njoftuar për gjendje aktuale me koronavirusin në vend. Ai tha se ky skenar ishte i pritshëm, këto numra priteshin pasi jemi në pikune e epidemisë. Por gjithsesi ai siguroi se Ministria e Shëndetësisë është e organizuar për të vazhduar më tutje me situatën. Sipas tij edhe numri i të infektuarve në Kumanovë ishte i pritshëm, pasi klasteri është zgjeruar. Ai konfirmoi edhe 107 të infektuarit e rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1 081. Ndërsa janë shëruar edhe 18 pacientë të tjerë. Ka ndërruar jetën edhe 1 pacient tjetër nga rrethinat e Strugës, i moshës 50 vjeçare. Gjendja e tij ishte vështirësuar kohët e fundit. Ministri përsëriti edhe një herë në fund të lidhje-konferencës se ky numër nuk është befasues sepse jemi në pikun e pandemisë në këto ditë. Ai apeloj edhe një herë të qëndrohet në shtëpi sa të kalojë ky pik.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email