Ballina Bota Indi, turistët thyejnë izolimin, policia i detyron të shkruajnë 500 herë: Më...

Indi, turistët thyejnë izolimin, policia i detyron të shkruajnë 500 herë: Më vjen keq

Një grup turistësh në Indi të ardhur nga Izraeli, Meksika, Australia dhe Austria, pasi thyen rregullat e izolimit u detyruan nga policia të shkruajnë në një letër të bardhë 500 herë: Unë nuk e kam respektuar bllokimin. Më vjen keq.  

Ky dënim erdhi me arsyen se 10 turistë thyen rregullat e izolimit të vendosura nga autoritetet vendase si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

India ka raportuar 10 mijë persona të infektuar deri më tani me Covid-19 dhe ka raportuar mbi 300 viktima.

Por edhe në Indi qeveria ka ndërmarrë disa masa paraprake kundër virusit, duke imponuar izolimin e banorëve dhe kufizim të udhëtimeve për disa javë, por këta 10 turistë, të ardhur nga vende të ndryshme, u kapën duke shëtitur nga autoritetet vendase.

Si ndëshkim, policia vendase, mendoi se turistët duhet të shkruanin në një letër të bardhë: Unë nuk i respektova rregullat e bllokimit, kështu që më vjen keq”.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Tapovan në shtetin e Rishikesh.

Ne u informuam se disa të huaj nuk po respektojnë rregullat e izolimit dhe po shkojnë në plazh. Për këtë arsye, së bashku me kolegët e tjerë, vendosëm të bënim një kontroll më të plotë për të zbuluar se me të vërtetë këta 10 persona ishin duke shkuar atje”, tha Vinod Kumar, kreu i pikës së kontrollit të policisë vendore.

Kumar u ka treguar turistëve se dalja e tyre për banjo dielli është e ndaluar, pasi në këtë periudhë njerëzit mund të lëviznin vetëm për të blerë produkte bazike për të jetuar dhe çdo dalje tjetër do të ndëshkohej nga autoritetet.

“Unë u kërkova kolegëve të sillnin 50 fletë të bardha, më pas u dhashë nga pesë fletë secilit prej turistëve, duke i detyruar të shkruajnë nga 500 herë si dënim, fjalët: Unë nuk e kam respektuar bllokimin. Më vjen keq”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews