“Ka shumë episiode që më kanë lënë gjurmë, shija e të cilëve do jetë përjetë tek unë”.
Keshtu shprehet, Bianka Zhupa, një vajzë shqiptare, e cila prej vitesh punon si infermiere në Reggio Emilia. Koronavirusi i ka ndryshuar jo vetëm rutinën ditore, por scic thotë ajo, dhe vetë jetën e saj. Në një rrefim për gazetaren Fabiola Hoxha, ajo sjell një pjese nga dita e saj ne spitalin “IRÇS Santa Maria Nuova”, ku çdo ditë i duhet të kujdeset për shumë pacientë me Covid-19, mes tyre është bashkatdhetarë të saj.
Ndër të tjera ajo tregon edhe momentin kur gjatë turnit i kishin thënë se në një dhomë ishte shtruar një maroken, por më pas rezultoi se ishte shqiptar.
Video bonus:
https://youtu.be/cZ2381QomKk
Intervista, dhënë gazetares Fabiola Hoxha
Ju punoni si infermiere ne spitalin “IRÇS Santa Maria Nuova” në Reggio Emilia, nder zonat e kuqe ne Itali. Si është situata e të infektuarve në qytetin tuaj? Mesatarisht sa pacient mund te shtrohen ne nje dite me spitalin tuaj?
Situata është kritike, nuk mund të jap një numër të saktë – pasi një gjë e tillë nuk është në kompetencat e mia – dhe për momentin nuk kemi një shifër zyrtare, por mund të them se çdo ditë ka shtrime në spital, nuk ka dallim dita nga nata, të gjitha orët janë njësoj, shtrojmë pacientë në cdo orar, asnjë shtrat nuk mbetet bosh, sapo lirohet një shtrat sepse një pacient shërohet vjen një tjetër, përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë që është e mundur dhe mbi të gjitha t’i japim një mundësi të gjithëve që të mjekohen.
Në çfarë grade të sëmundjes shtrohen në spital të infektuarit?
Pacientët shtrohen tek ne, pasi paraqiten fillimisht në urgjencë me simtoma të tilla si: temperaturë të lartë prej të paktën 5 ditësh, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, si dhe me dyshimin e një pneumonie si pasojë e kovid 19.
Mund të na përshkruani si është një ditë pune në pavionin tuaj? Si është dinamika?
Një ditë tipike në repart nis me një turn në orën 7 të mëngjesit, ku merr dorëzimet nga kolegu i natës që ka qëndruar në këmbë prej më shumë se 12 orësh.
Pasi merr dorëzimet, vishesh me uniformë, dhe për orë të tëra do të qëndrosh kështu pa të dalë kohë që të pish dicka apo të shkosh në banjë.
Sapo vishesh hyn në dhomat e pacientëve, bën analizat, mat parametrat, kryen terapinë, i sistemon, përpiqesh të kuptosh se për cfarë kanë nevojë dhe mbi të gjitha kërkon dhe t’u japësh kurajo!
Në kushte normale të gjitha këto gjëra kryhen gradualisht, ndërsa tani duhet t’i bësh të gjitha këto gjëra së bashku, për të reduktuar hyrjet dhe daljet nga dhomat, për të shmangur që të nxjerrësh virusin nga dhoma…pra duhet të jesh i kujdesshëm për çdo gjë, të marrësh të gjithë materialin që duhet, për të shmangur që të dalësh nga dhoma të zhvishesh dhe më pas të rivishesh sërish pasi mund të kesh harruar diçka.
Ju punoni mbi 12 orë në ditë dhe mbani një veshje speciale që ju mbron nga infektimi. A është e vështirë për trupin ta përballojë këtë veshje?
Në fillim më dukej e çuditshme të vishesha kështu, më bezdiste shumë, nuk isha mësuar… djersin shumë, të mbeten shenjat e maskës në fytyrë, i ke buzët e thara sepse nuk ke kohë të pish apo t’i njomësh ato.
Por tashmë që e bëj çdo ditë, jam mësuar me idenë.
Si reagojnë pacientet kur janë në pikën kritike? Kërkojnë familjar?
Kurdo qe është e mundur ne përpiqemi të telefonojme me video një familjar të pacientit, madje duke përdorur dhe telefonat tanë – shumë të mbrojtur – është një gje shumë e rëndësishme dhe thelbësore, vecanerisht në këtë moment historik,ku në ato dhoma spitali, pacientët ndodhen vetëm, 24 orë në 24.
Pasi përfundon telefonatën – video, mund të shohësh në fytyrën e pacientit, lumturinë, pavarësisht situatës shumë të keqe, arrin ta bësh të lumtur në ato pesë minuta dukei bere te harrojne për pak momente se ku ndodhet dhe pse ndodhet aty.
A mund te na veçoni ndonjë rast, historia e të cilit ju ka lënë shenjë?
Ka shumë episode dhe kujtime që kanë lënë shenjë tek mua e që do i mbaj me vete pergjithmone! Janë më shumë se një.
Dicka gjë që më bën të ndihem keq sa herë që mendoj për të, dhe në këtë periudhë mendoj shpesh, është kur më daten 9 mars, shkova të marr në dorëzim turnin e natës, dhe më thonë se në shtratin 4, zoti B është nga Maroku dhe pengesat në gjuhë e bënin të vështirë komunikimin me të.
Kryej veprimet e mia, shkoj tek ai e përshëndes dhe e sistemoj për natën, por ai nuk më kuptonte, në atë dhomë qëndrova gjatë gjithë natës pasi pacienti pranë tij nuk ndihej mirë, gjendja e tij ishte kritike, dhe kështu që kalova natën aty brenda.
Por ai ishte i qetë, madje flinte… në mëngjes në orën 6:50 (para ndryshimit te turnit në orën 7 të mëngjesit) kur më në fund po shkruaja dorëzimet dhe kam dy minuta kohë për të lexuar kartelat e secilit pacienti, zbuloj se zotëria i shtratit 4 ishte shqiptar.
Ne atë moment mu shemb bota, sikur të më kishte përplasur një kamion, nuk e desha më veten, pasi thoja sene do ta dija që ishte shqiptar, do ti kisha folur shqip.
Në ato momente kur je i shtruar dhe je në një shtrat spitali vetëm, dhe nje përshëndetje e thjeshtë në gjuhën tënde të bën të ndihesh më mire.
Turni im kishte përfunduar duhej të largohesha dhe nuk mund të hyja më në dhomë dhe kështu i thashë vetes mirë Bianka, qetësohu, nesër do të vish në turnin e mëngjesit; kështu që kur të rikthehesh në repart do i flasësh në shqip dhe do i shpjegosh pak situatën…do e qetësosh dhe do i qëndrosh pranë… sepse ndonjëherë këto gjëra të vogla ndihmojnë shumë.
Diten tjetër ai pacient nuk ishte më!! Dhe u ndjeva akoma më keq!!! Nuk doja ta besoja, ishte transferuar në reanimacion.
Qava, sepse dhe një përshëndetje atij do i ndryshonte jetën ( sidomos në një moment të tillë, për një të huaj që nuk di gjuhën është dhe më e vështirë).
Nuk ia fal vetes që nuk komunikova me ‘të, që nuk e kuptova se ai ishte shqiptar si mua…. do ishte ndjerë pak më mire.
Cili është momenti më i vështirë në punën tuaj?
Të shohësh pacientët, të cilët vdesin vetëm pasi pacientët me kovid 19 janë vetëm në atë shtrat, pa asnjë të afërm që i ndihmon!
Èshtë një ndjenjë që të shkatërron emocionalisht….
Mendoj gjithnjë për natën e 9 marsit, biseden me nje pacient, i cili me kerkoi te MOS I BENIN TRAJTIMIN ME PLACEBO. I mbaj mend fjalët e tij, mbaj mend cdo detaj të asaj nate me të…
“Bianka DO IA DAL, DERI SA TE MUNDEM DO TE DUROJ!!”
Ai besonte dhe së bashku me të besoja dhe unë – dhe pse e dinim të dy se nuk do ia dilte..
Në fytyrën e tij pavarësisht vështirësise për të marrë frymë dhe temperaturës së lartë, kishte gjithnjë një buzëqeshje të mrekullueshme, dëshirë për të jetuar dhe për të bërë shaka.
Një gjë tjetër që kam vënë re, ai mbante gjithnjë në dorë telefonin e tij, qe te komunikonte me te dashurit e tij. Kur i rregullova shtratin gjëja e parë që më kërkoi në fakt ishte “Bianka kur të mbarosh ma jep prapë celularin..”.
Kur shkova të bëj turnin e mëngjesit, për fat të keq një lajm më krijoi një boshllëk edhe më të madh brenda. Zoti G nuk ia kishte dalë mbanë…
Këto janë dy histori (edhe historia e pacientit shqiptar) që më bëjnë të ndihem keq, dhe kur i rimendoj rrëqethem.
Ka shumë episode të tjera, por këto të dyja më kanë lënë gjurmë në mënyrë të vecantë.
A keni frikë ju personalisht teska jeni çdo ditë në kontakt me njerëz të infektuar?
Unë nuk kam frikë, më pëlqen puna ime dhe kur dicka të pëlqen, pavarësisht gjithckaje, ti përpiqesh ta përballosh me nje buzëqeshje, kjo është shumë e rëndësishme sepse unë arrij të transmetoj të njëjtën gjë tek pacientët që kanë nevojë, kanë nevojë të qetësohen!!! Kanë nevojë të të shohin të fortë, ata kanë nevojë për ne.
Kemi në dispozicion të gjithë materialin për të shmangur infektimin. Frika ime me e madhe është se mund të infektoj prindërit e mi, dhe në fakt përpiqem të qëndroj sa më pak është e mundur me ata, dhe pse ata duan të qëndrojnë të bisedojnë me mua dhe të më përqafojnë por unë nuk dua, nuk dua sepse mund të jem pozitive por pa simptoma.
Masat mbrojtëse të personelit mjeksor, janë në nivelin e duhur sa tju garantojnë mbrojtje ndaj virusit?
Spitali ku punoj është një nga më të mirët dhe mund ta konfirmoj dhe për faktin se po bëhet cdo gjë është e mundur për të na dhënë të gjitha materialet që duhen.
Pse mendoni se Italia u godit kaq rënde nga koronavirusi?
Italia është një vend që ka shumë njerëz të cilët shkojnë e vijnë, për punë, për turizëm dhe ja sepse erdhi virusi.
Sipas meje në fillim e morëm shumë lehtë në kuptimin që nuk besonim se do të vinte dhe këtu tek ne, dhe kur mbërriti na u desh pak kohë për të kutpuar se nuk duhet të dilnim nga shtëpia; shumë persona nuk e kishin kuptuar akoma një gjë të tillë. Në fakt shumë njerëz shkonin nëpër parqe, bënin aktivitete sportive, sipas këndvështrimit tim duhej të shmangnim fillimisht këto gjëra dhe të linim hapur vetëm gjërat e rëndësisë primare.
Çfarë keshillash keni për qytetaret shqiptare?
Një këshillë për Shqipërinë (kur kam pak kohë të lirë shoh lajmet) dhe shoh që janë vendosur rregulla për të mos dale nga shtëpia dhe shkollat janë mbyllur prej kohësh. Dëshiroj t’u them të rinjve që të mos e marrin me mendjelehtësi këtë situatë por të dëgjojnë me të vërtetë këto këshilla!!! Qëndroni në shtëpi, mos dilni sepse ndryshimin e bëjmë së bashku duke bashkëpunuar të gjithë!!!!
Të bashkuar do të fitojmë!!
Dua të falenderoj Shqipërinë për atë që po bën në këtë moment për Italinë, është vërtet një gjest shumë i bukur vëllazërie…
https://youtu.be/mE06BkIWwCU