Ballina Bota Kryebashkiaku gjerman infektohet qëllimisht me koronavirus: Ishte më keq nga sa mendoja

Kryebashkiaku gjerman infektohet qëllimisht me koronavirus: Ishte më keq nga sa mendoja

Kreu i një bashkie të vogël në Gjermani i habiti të gjithë me deklaratën e tij në mediat lokale se u infektua qëllimisht me koronavirus nga partnerja e tij, për të krijuar imunitet, por shton se virusi ishte më keq nga sa e kishte menduar.

Stephan von Dassel, drejtuesi i bashkisë së Mitte, tha për televizionit RBB se e shikonte infektimin me koronavirus si një “kontribut”, përballë qëllimit final për uljen e kurbës dhe shton se sëmundja ishte më e vështirë dhe e mundimshme nga sa ai mendonte.

“Qëndrova sëmurë më gjatë. U infektova pothuajse qëllimisht për të krijuar imunitet dhe mendoja se do të qëndroja në shtrat për tre ditë e më pas do të isha imun. Por ishte shumë më keq nga sa e kisha imagjinuar”, u shpreh Dassel.

Ai shtoi se do të respektojë urdhrat e autoriteteve shëndetësore dhe se do të qëndrojë në shtëpi deri sa të jetë shëruar plotësisht.

https://youtu.be/Mdml-Y19kUs

https://youtu.be/DlrHZWdfwMc

https://youtu.be/mPSJ89jZUQA