Ballina Aktualitet Pandemia në Kumanovë, numri i të infektuarve po rritet

Pandemia në Kumanovë, numri i të infektuarve po rritet

Rastet  me persona të infektuar nga Cpvid-19 në rajonin  e Kumanovës po rriten çdo ditë. Deri më sot numri i të infektuarve ka arritur në 47, prej tyre dy të vdekur. Shtabi komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka dalur me vendim për marrjen e masave të reja për mbrojtja nga koronavirusi. Në qytetin e Kumanovës prej dje janë vendosur tri pompa të reja për dezinfektimin, të cilat do të dezinfektojnë makinat në hyrje të qytetit.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrieski, ka shprehur falënderim edhe për shkollën e mesme-teknike “Nace Bugjoni”, e cila ka prodhuar mjete për dezinfektim. Ai ka faleminderuar  edhe të punësuarit në ndërmarrjet publike, si dhe ekipin e MPB-së.  Në kuadër të masave parandaluese dhe në pajtueshmëri me rrethanat në terren, Shtabi i Krizave dhe për Shpëtim ka nxjerrë vendim për hapjen e Tregut të gjelbër në ditë të caktuara të javës,  të martën, të enjten dhe të dielën, me orar të shkurtuar prej 8 deri më 14, me qëllim që qytetarët të furnizohen me pajisje ushqimore.

Në të njëjtën kohë rekomandohet që blerësit të kenë maska mbrojtëse kurse shitësit maska mbrojtëse dhe doreza, si dhe të respektohet distanca prej minimum 2 metrave mes blerësit dhe shitësit. Pas mbylljes së Tregut të gjelbër ndërmarrja obligohet  të kryej dezinfektimin e plotë të objektit të saj. Për shkak të punës insensive në terren, Ndihma e Shpejtë e qytetit të Kumanovës gjendet në krizë për shkak  mungesës së kapacitetit për përgjigje të të gjitha thirrjeve nga pacientët, prandaj ka vendosur të bëjë selektimin e thirrjeve duke iu dhënë përparësi rasteve më kritike.

Ndihma e Shpejtë në Kumanovë ka në dispozicion vetëm tetë mjekë, nga dy mjekë për  turne të punës, si dhe tre automjete sanitare, njëra prej të cilave përdoret për transportimin e pacientëve me koronavirus  në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ose tek Sëmundjet Infektive në Shkup. Urgjenca në këtë rast mbetet ndonjëherë vetëm me një ekip dhe është e  detyruar që ti përzgjedh thirrjet në mënyrë që të jetë sa më efektive në punën e saj. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews