Ballina Bota SHBA, shkon në 40 661 numri i të vdekurve nga COVID-19, 1...

SHBA, shkon në 40 661 numri i të vdekurve nga COVID-19, 1 997 në 24 orët e fundit

Ka shkuar në rreth 2000 numri i të vdekurve në 24 orët e fundit ne SHBA, në një total prej 40 661, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. .

Rritja e numrit të të vdekurve, prej 1 997 është pak më e lartë se 1 891 të vdekur të regjistruar një ditë më parë në 24 orë.

SHBA-ja kaloi dje pragun e 40 000 të vdekurve si pasojë e koronavirusit”, sipas Universitetit Johns Hopkins dhe numëron tashmë rreth 17 000 të vdekur më shumë se Italia, vendi i dytë më i prekur në botë nga COVID-19.

Fuqia e parë botërore ka regjistruar zyrtarisht 740 000 raste, sipas Universitetit Johns Hopkins që aktualizon të dhënat në vazhdimësi.

Rreth 67 000 persona janë deklaruar të shëruar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews