Ballina Aktualitet Spasovski: Piku do të jetë në 2-3 javët e ardhshme, presim 2000-2500...

Spasovski: Piku do të jetë në 2-3 javët e ardhshme, presim 2000-2500 të prekur (VIDEO)

Kryeministri teknik Oliver Spasovski gjatë konferencës për shtyp pranë qeverisë tha po hynë në një fazë kritike me koronavirusin. Sipas tij nuk dihet se sa do të zgjas dhe kur mund të përfundoj kjo çështje, por u shpreh se kulmi pritet në 2-3 javët e ardhshme. Ai tha se në fund ne do arrijmë ta ndalim këtë betejë por secili prej nesh duhet të bëjë betejën tonë. Dy ose tre javët e jashtme do të jetë piku 2000-2500.

Jetojmë në kohën e një pandemi që deri më sot nuk e kemi parë ndonjëherë. Asnjë vend nuk arriti që të mbroj kufijtë e saj nga armiku. Virusi nuk njeh kufij dhe nuk zgjedh se kënd do të sulmoj, ai nuk njeh askënd. Pasojat ndaj ekonomisë nuk mund të llogariten. Numri i të prekurve arriti në 555 pacientë. Të përgatitur e pritëm virusin dhe disi e amortizuam goditjen”, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski.
Po hyjmë në një një fazë ku presim sfidat më të mëdha. Kjo është sfidë për sistemin shëndetësorë por edhe për të gjithë ne. “Kërcënimi është i hatashëm ndaj të gjithë neve”, tha Spasovski.

https://youtu.be/mE06BkIWwCU