Ballina Lajme Rajoni Twitter i jep goditje të fuqishme propagandës së Vuçiqit dhe partisë së...

Twitter i jep goditje të fuqishme propagandës së Vuçiqit dhe partisë së tij

Rrjeti social ‘twitter’ i ka dhënë një goditje të rëndë propagandës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic dhe partisë së këtij të fundit.

Pas një hetimi të bërë përgjatë fundit të vitit të kaluar është vërejtur një aktivitet i koordinuar i gati 10 mijë llogarive në twitter që bënin propagandë për Aleksander Vucicin dhe partinë e presidentit serb, raporton Gazeta Express.

Gjithësejtë 8 mijë e 558 llogari të cilat i kanë shërbyer Vuçiqit janë fshirë nga ky rrjet social.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar “Twitter Safety”.

Llogari janë mbyullur edhe në vendet arabe, Turqi e Jemen.