Ballina Bota VIDEO: COVID-19, Italia nis dezinfektimet me ventilator dëbore të montuar mbi kamionë

VIDEO: COVID-19, Italia nis dezinfektimet me ventilator dëbore të montuar mbi kamionë

Autoritetet italiane janë duke përdorur ventilator që zakonisht përdoren për të lëshuar dëborë të montuar nëpër kamionë për të dezinfektuar qytetet e tëra në rajonin e Alpeve të Italisë përpara relaksimit të masave të bllokimit.

Të montuar në kamionë, këta ventilator dëbore – që zakonisht përdoren për të mbuluar shpatet e skive me dëborë – po përhapin dezinfektant në mënyrë masive, peroksid hidrogjeni të holluar, në rrugë, mure dhe ndërtesa në qytetin e Val Gardena.

Italia aktualisht ka numrin më të lartë të vdekjeve në Europë nga COVID-19 dhe është pas vetëm SHBA në terma globale.

Por vendi po përgatitet për fazën e dytë të bllokimit të tij, nën të cilin njerëzit do të lejohen të kthehen ngadalë në një “normalitet të ri”.

Italia ka pasur rreth 190,000 raste të konfirmuara të koronavirusit që prej fillimit të shpërthimit, dhe më shumë se 25.500 vdekje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews