E enjte, 5 Gusht, 2021

Coutinho edhe më larg Barcelonës, tjetër klub i njohur vihet pas tij

Must Read

E ardhmja e Coutinhos, është shumë e paqartë. Barcelona kërkon ta shesë, Bayern nuk preferon të paguajë, por ta mbajë deri në fund të sezonit, edhe pse në kontratën paraprake, ylli brazilian duhet të rikthehej në Katalonjë me datë 1 qershor.

Duket se është gjetur një marrëveshje mes Bayern dhe Barcelonës që braziliani të qëndrojë deri në përfundim të sezonit, por vetë Coutinho synon të qartësojë sa më shpejt të ardhmen e tij.

Chelsea kërkonte shërbimet e tij, por Blutë e Londrës duket se kanë dalë nga gara, për shkak të çmimit të lartë që kërkon Barcelona. Për Coutinhon, ka ende shpresë për një rikthim në Premier League, pasi Arsenali është futur në garë për të.

Sipas medieve britanike, Coutinho është në krye të listës së dëshirave të Mikel Artetës. Fantazisti brazilian shihet si futbollisti ideal për të mbuluar numrin 10 tek Arsenali, pasi Mesut Ozil duket drejt largimit. Negociatat pritet të nisin shpejt./abcnews.al

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Kosova përdor vetëm produkte serbe, habiten pse Bregoviçi këndon në Korçë

Kimete Berisha Një popull pa mbamendje! Menjëherë pas luftës, shqiptarët filluan të blejnë tulla nga Serbia, për t’i ndërtuar shtëpitë...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img