Ballina Bota Italia rihap kafenet ndërsa Spanja përgatitet për rikthimin e turistëve

Italia rihap kafenet ndërsa Spanja përgatitet për rikthimin e turistëve

Italianët sot shijuan ushqimin e tyre të parë në restorante pas dy muajsh izolim, pasi vendi lehtësoi kufizimet e tij, duke hapur restorantet, kafenet dhe bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Nuk kam punuar për dy muaj e gjysmë. Është një ditë e bukur, emocionuese, “tha Valentino Casanova, një barman në Caffe Canova në Piazza del Popolo në qendër të Romës. Një pjesë e vogël e vizitorëve, përfshirë edhe murgeshat, u radhitën jashtë për herë të parë që nga 10 marsi për nga bazilika e Shën Pjetrit. Oficerët e policisë me maska ​​në fytyrë u kontrolluan temperaturat para se t’i lejonin të hynin. Masa janë ndërrmarë në kishat në të gjithë Romën. Besimtarët u ulën në vendet e dezinfektuara. Kryeministri, Giuseppe Conte, e përshkroi përfundimin e masave kombëtare si një “rrezik të llogaritur”. Italia ishte vendi i parë evropian që kaloi në bllokim të plotë, më shumë se dy muaj më parë. Tani po kthehet në një gjysmë normaliteti, pas afro 32,000 vdekjeve. Ekonomia e saj është tkurrur me 10%.

Spanja tha se do të lejonte që turistët të ktheheshin nga fundi i qershorit dhe Polonia lejoi që restorantet të rihapeshin si pjesë e fazës së tretë të lehtësimit të bllokimit. Greqia mirëpriti në Akropoli vizitorët e parë. Presidentia, Katerina Sakellaropoulou, vizitoi Akropolin të hënën. Ajo e përshkrojë atë si “një monument botëror që vazhdon të frymëzojë me mermeret e tij që shkëlqejnë nën diell”. Grekëve tani u lejohet të udhëtojnë lirshëm dhe të vizitojnë dy ishujt më të mëdhenj të vendit, Kretën dhe Evian. Qendrat tregtare dhe kopshti zoologjik janë rihapur, së bashku me ambientet sportive për ata të moshës mbi 13 vjeç. Rekomandohet vendosja e maskave, por jo e detyrueshme, përveç në autobusë dhe trena.

Në Spanjë, pothuajse tre të katërtat e vendit përparuan në fazën e dytë të de-përshkallëzimit të bllokimit. Miliona njerëz ishin në gjendje të takoheshin në grupe deri në 10 persona, të hanin dhe pinin kafene në ambjentet e jashtme të restoranteve. Ministri i transportit, José Luis Ábalos, tha se vendi do të përfundojë kufizimet e karantinës dy-javore në fund të qershorit dhe do të rihapë plotësisht kufijtë e saj. “Nga fundi i qershorit shpresoj se ne do të fillojmë aktivitetin e turizmit,” tha Ábalos. “Ne duhet ta bëjmë Spanjën një vend tërheqës edhe nga pikëpamja shëndetësore.” The Guardian / bota.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews