E enjte, 5 Gusht, 2021

Një thesar në sëndukun e gjyshes: ç’u ndodhi dy fëmijëve në Francë gjatë karantinës

Must Read

Dy fëmijëve të moshës 10-vjeçare nga Franca, duke luajtur në kopshtin e një shtëpie familjare në Vendome në kohën e koronavirusit, u përballën me zbulimin e një “thesari”.

Sapo qeveria franceze futi masa karantine, prindërit e tyre vendosën të largoheshin nga Parisi dhe të shpërnguleshin në shtëpinë e familjes në Vendome, në jugperëndim të kryeqytetit, shkruan BBC.

Djemtë e tyre, të dy 10 vjeç, donin të bënin një shtëpi në kopsht nga degëza, gjethe dhe çarçafë. Babai i tyre u tha të marrin çarçafët e gjyshes së vjetër nga dollapi në dhomën e mysafirëve. E ndërsa i nxirrnin, fëmijët ndeshën në dy sendetë rënda dhe ta panjohura për ta, tha Philippe Rouillac, një antikuarian vendor dhe koleksionist.

Sendet e pazakonta nuk ishin interesante për djemtë, kështu që i futën përsëri në dollap. Por kur ata i thanë babait të tyre se çfarë kishte ndodhur, ai u kërkoi atyre që t’i sillnin këto sende të pazakonta.

Kur i pa nga afër, ai e thirri Rouillac në telefon dhe i dërgoi fotografitë e tyre. Ankandi i shpjegoi se ato ishin dy shufra ari që secila peshonte një kilogram. Të dyja u ofruan në ankandin online të shtëpisë së ankandeve të Rouillac, dhe vlera e tyre u vlerësua në 40,000 euro për copë.

Është vërtetuar se gjyshja e tyre i kishte blerë në vitin 1967.

“Çmimi i arit është rritur për shkak të pandemisë koronavirus, kështu që ne do të presim pak më shumë që vlera e shufrave të rritet edhe më shumë. Ne mund të marrim të paktën 100,000 euro prej tyre,” vlerësoi Rouillac.

Por djemtë nuk ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga një zbulim i vlefshëm pa kompensim. Prindërit e tyre u premtuan t’u ndërtonin një pishinë në kopsht.

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Kosova përdor vetëm produkte serbe, habiten pse Bregoviçi këndon në Korçë

Kimete Berisha Një popull pa mbamendje! Menjëherë pas luftës, shqiptarët filluan të blejnë tulla nga Serbia, për t’i ndërtuar shtëpitë...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img