Ballina Bota Jeta dhe sfida e Elon Musk: Triumfi i ëndërrimtarit!

Jeta dhe sfida e Elon Musk: Triumfi i ëndërrimtarit!

SpaceX Chief Engineer Elon Musk speaks in front of Crew Dragon cleanroom at SpaceX Headquarters in Hawthorne, California on October 10, 2019. (Photo by Yichuan Cao/NurPhoto via Getty Images)

Përjashtuar një moment të vetëm, kur astronauti amerikan Doug Hurley u duk se përplasi kokën tek kapanxha e hyrjes ndërsa hynte në stacionin ndërkombëtar hapësinor, gjithçka tjetër shkoi mrekullisht.

Fluturimi 19 orësh nga baza ajrore Kenedi deri në stacion, u finalizua me ngjitjen e kapsulës space X në ISS duke shënuar kështu një kapitull të ri në eksplorimin e hapësirës.

Jo vetëm që dy astronautët, Doug Hurley dhe Bob Behnken u bënë amerikanët e parë që fluturojnë nga toka amerikane në hapësirë në thuajse nëntë vjet, por ata janë edhe të parët astronautë që arritën ISS në një raketë private.

Për shumëkënd, misioni i suksesshëm kujton lavdinë e dikurshme, kur bota ishte ngujuar para televizionit për të parë se si Neil Armstrong, hidhte hapat e parë.

Dhe njeriu që qëndron pas gjithë kësaj, është Elon Musk, manjati ekcentrik i Silicon Valley që i solli botës PayPal dhe makinat Tesla dhe që tani po i dedikon 37 miliardë dollarë të pasurisë së tij për të shkuar atje ku asnjë njeri nuk ka shkuar më parë.

Musk e lancoi kompaninë në fillim të viteve 2000 duke njoftuar se ai ka si qëllim që në pak dekada, jo vetëm të dërgojë një astronaut në mars, por të marrë edhe hapat e parë për të ngritur një koloni njerëzish atje, duke siguruar kështu të ardhmen e njerëzimit nëse një ditë toka do të bëhej e pajetueshme.

Duke thënë se ndjehej i pushtuar nga emocioni, për momentin, ai ia ka dalë mbanë të sheshojë dyshimet e skeptikëve. Shumëkush e quan atë, djalin gjeni.

Ai thuhet se ka lexuar të gjithë enciklopedinë britanike kur ishte fëmijë dhe ka mësuar të kodojë kur ishte 10 vjec. Në moshën 12 vjecare ai krijoi dhe shiti produktin e parë të tij teknologjik, një videolojë e quajtur Blastar, për 500 paundë.

Ai ka lindur në afrikën e jugut, një prej tre fëmijëve të inxhinierit Errol Musk dhe bashkëshortes së tij. Në shkollë, ka treguar se tallej e një herë madje edhe ishte rrahur keq duke kaluar natën në spital. Në shtëpi, gjërat nuk ishin më mirë.

Prindërit ishin ndarë dhe ai e ka quajtur të atin një qenie të tmerrshme njerëzore. Në moshën 17 vjecare, ai mbërrin në Kanada.

Fitoi një vend në universitetin e Pensilvanisë dhe pas diplomimit shkon në Silicon Vlley. Atje nis rrugëtimi i tij drejt famës e pasurisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews