Ballina Aktualitet Kryetari i Shkupit pozitiv me COVID-19! “Virusi nuk duhet nënvlerësuar, bëni kujdes!”

Kryetari i Shkupit pozitiv me COVID-19! “Virusi nuk duhet nënvlerësuar, bëni kujdes!”

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, përmes Facebookut të tij ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Dëshiroj t’ju informoj se përkundër të gjitha masave të marra nga unë për mbrojtjen time dhe mbrojtjen e njerëzve përreth meje, unë përsëri nuk arrita ta mbroj veten nga COVID-19. Sinqerisht shpresoj se nuk ia kam transmetuar virusin askujt. Testimi i sotëm doli me rezultat pozitiv. Pasqyra klinike është e mirë, me pak temperaturë të ngritur dhe nuk pa nevojë për shtrirje në spital” ka shkruar Shilegov në Fcaebook, duke shtuar se kjo është dëshmi se virusi nuk duhet nënvlerësuar dhe se gjithkush duhet të bëjë kujdes./TV21

@tn.lajmelokale
@tetovanews