E enjte, 5 Gusht, 2021

Muriqi zgjedh Lazion, mediat turke e bëjnë fakt të kryer!

Must Read

Vedat Muriqi bën zgjedhjen e tij për të ardhmen.

Sipas mediave turke sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës i cili ka një të shkuar në kampionatin shqiptar me skuadrat e Teutës dhe Besës, do të vazhdojë karrierën në Serie A te Lazio ku do t’iu bashkangjitet shqiptarëve të tjerë drejtorit sportiv Igli Tare dhe portierit Thomas Strakosha.

Mediat turke shkruajnë se bardhekaltrit kanë arritur akordin me futbollistin, ndërkohë që me Fenerbahcen marrëveshja do të arrihet mbi bazën e 20 milionë eurove, 3 prej të cilave do të shkojnë në arkat e ish klubit të Muriqit Rizespor që zotëron ende 15% të kartonit të sulmuesit.

Për 26-vjeçarin i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Fenerbahces, kanë shfaqur interes përveç Lazios edhe klube të tjera ku spikasin Tottenham dhe Leicester në Premier League.

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Kosova përdor vetëm produkte serbe, habiten pse Bregoviçi këndon në Korçë

Kimete Berisha Një popull pa mbamendje! Menjëherë pas luftës, shqiptarët filluan të blejnë tulla nga Serbia, për t’i ndërtuar shtëpitë...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img