Ballina Aktualitet Nëntë të vdekur dhe 90 të infektuar në 24 orët e fundit,...

Nëntë të vdekur dhe 90 të infektuar në 24 orët e fundit, shërohen 48 persona

Që nga 1 qershori, kur në vend pati rritje drastike të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot është dita e tretë e muajit, që numri i rasteve të reja është më i vogël se 100. Por edhe numri i testeve është më i ulët. Në 24 orët e fundit janë realizuar 665 teste, 90 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Numër dyshifror me të infektuar janë regjistruar në Shkup, 36, Ohër 13, Strugë 10. Duke përfshirë rastet e reja, numri I përgjithshëm I të infektuarve është 5196.

Shkup-36 Raste
Ohër- 13 raste
Strugë- 10 raste
Shtip-8 raste
Resnjë- 6 raste
Tetovë- 4 raste
Kumanovë-2 raste
Sveti Nikollë-2 raste
Koçan- 2 raste
Veles-2 raste
Manastir-2 raste
Krushevë-1 rast
Probishtip-1 rast
Gostivar-1 rast

Datat tjera të qershorit me numrin më të ulët të të infektuarve ishin 1,2,9 respektivisht 89,76, dhe 87 raste me virus korona. Vetëm gjatë këtij muaji, deri tani listës së të infektuarve i janë shtuar rreth 3 mijë të infektuar më COVID-19.

Raportet ditore të rasteve të reja
01.06.2020 89
02.06.2020 76
03.06.2020 101
04.06.2020 120
05.06.2020 180
06.06.2020 125
07.06.2020 111
08.06.2020 127
09.062020 87
10.06.2020 125
11.06.2020 175
12.06.2020 164
13.06.2020 196
14.06.2020 162
15.06.2020 103
16.06.2020 134
17.06.2020 193
18.06.2020 182
19.06.2020 156
20.06 2020 185
21.06.2020 101
22.06.2020 90

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 viktima, 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe një nga Gostivari, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 247. Numri i të shëruarve sot shkoi në 1974, përfshirë këtu edhe 48 personat që iu shtuan listës së të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. Numri i rasteve aktive është 2975.

@tn.lajmelokale
@tetovanews