Ballina Aktualitet Rajoni Mungojnë vrojtuesit në plazhe/ Pushuesit ankohen për kushtet në hapësirat publike (VIDEO)

Mungojnë vrojtuesit në plazhe/ Pushuesit ankohen për kushtet në hapësirat publike (VIDEO)

Mungesa e vrojtuesve në plazhet publike e private në Vlorë edhe këtë sezon veror vazhdon të mbetet një problem pa zgjidhje. Dhe pse një detyrim ligjor, në shumë stacione plazhi kullat e vrojtimit janë bosh ndonëse sezoni turistik është në pikun e tij.

Mungesat pranohen edhe nga federata e vrojtuesve. Pjestarë të saj thonë se kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e mungesës së dëshirës së të rinjve për t’u trajnuar, por jo vetëm.

Por krahas mungesës së vrojtuesve, për pushuesit problem mbeten dhe kushtet në plazhet publike.

E njëjta panoramë mbizotëron edhe në stacionet e plazheve në Durrës. sipas pushuesve, në të gjitha hapësirat publike në ndryshim nga ato private, mungojnë banjot, dhomat e zhveshjeve, dushet por dhe vrojtuesit.

Dhe pse numri i turistëve këtë vit është më i vogël krahasuar me një vit më parë, në bregdetin e Durrësit prej muajt qershor kanë humbur jetën 4 persona.

Por pavarësisht këtij fakti, në plazhe kullat e vrojtimit vijojnë të jenë bosh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews