Ballina Aktualitet Kosovë Ndërron jetë në moshën 51-vjeçare nga Covid-19 mjeku i njohur shqiptar

Ndërron jetë në moshën 51-vjeçare nga Covid-19 mjeku i njohur shqiptar

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe mjeku familjar nga Kosova, Kujtim Zarari ka humbur betejën me koronavirusin.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ku i ndjeri ishte edhe anëtar i kuvendit.

Kujtojmë që gjendja e mjekut të ndjerë ishte rënduar ditët të fundit dhe po trajtohej në Spitalin e Gjakovës.

Zarari, 51-vjeç, i shtohet listës së “bluzave të bardha” të cilët kanë vdekur për shkak të Covid-19.

Ndërkaq situata në Kosovë vijon të jetë e rëndë, ku numri i rasteve të reja vijon të jetë i lartë, ndërkohë që çdo ditë shënohen viktima.

@tn.lajmelokale
@tetovanews