Ballina Bota SHBA-ja me mbi katër milionë raste me COVID-19

SHBA-ja me mbi katër milionë raste me COVID-19

Mbi 4 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Të dhënat janë bërë publike nga Universiteti Johns Hopkins, me seli në SHBA.

SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e koronavirusit me mbi 143,000 viktima.

Brazili dhe India zënë vendin e dytë dhe të tretë për numrin e të infektuarve.

Virusi e ka origjinën në Kinë.

SHBA-ja e ka akuzuar Kinën se ka fshehur të dhënat për pacientët e infektuar, kur janë paraqitur rastet e para në dhjetor të vitit të kaluar.

Këtë javë, Universiteti i Oksfordit ka bërë të ditur se vaksina që ka zhvilluar ai kundër koronavirusit, duket se është e padëmshme dhe se e trajnon sistemin imunitar.

Zyrtarët përgjegjës kanë thënë se testimi në njerëz ka treguar se pas injektimit të vaksinës, në trupat e tyre janë krijuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë koronavirusin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se hulumtuesit janë duke bërë përparim të mirë në zhvillimin e vaksinës, por ka paralajmëruar se përdorimi i saj i parë nuk mund të pritet deri në fillim të vitit 2021.

@tn.lajmelokale
@tetovanews