UEFA ka marrë vendimi që ndeshja mes FC Prishtinës dhe skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln, të zhvillohet.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen në këtë rast është se skuadra e Prishtinës do të luajë në këtë takim me lojtarë borxh, të marrë nga skuadrat e tjera të elitës së futbollit në Kosovë.
“Prishtina do të përfaqësohet me skuadër tjetër dhe me jo pjesëmarrës që ishin në Gjibraltar. FC Prishtina publikisht falënderon skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës ’89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë që në mënyrë urgjente i kanë dal në ndihmë Prishtinës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Tashmë, Prishtina po lufton që ndeshja të shtyhet për të shtunën më 22 gusht dhe jo të premten më 21 gusht siç kanë vendosur vendasit e Lincoln.
Takimi i parë mes dy skuadrave u anulua pasi 8 lojtarë të Prishtinës rezultuan pozitivë me koronavirus.