Gjatë 24 orëve të fundit Gjermania shënuar numrin më të lartë të të infektuarve që nga muaji prill. Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit janë konfimruar të infektuar me Covid 1 707 raste të reja, dhjetë persona kanë humbur jetën duke e çuar në 9 253 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi.
Gjermania ka menaxhuar pandeminë me koronavirus më mirë sesa shumë fqinj evropianë, mirëpo sikur në secilin vend tjetër numri i rasteve të reja është rritur në kohën e pushimeve verore. Autoritetet kanë thënë se fajtorë të kësaj rritjeje janë kthimet nga pushimet, organizimet e festive dhe mbledhjet tjera familjare.
Të dhënat e fundit të Institutit Robert Koch në Gjermani, kanë çuar në 228,621 numrin e të infektuarve në këtë shtet prej kur ka nisur pandemia. Shifrat ditore janë të krahasueshme me prillin, kur koronavirusi është supozuar se kanë qenë në pikun e tij.
Të përballura me rritje të numrit të të infektuarve, autoritetet gjermane kanë nisur të testojnë falas secilin person që kthehet në këtë shtet nga vendet ku koronavirusi është shumë i përhapur./abcnews.al