Ballina Bota Rusia nis prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit

Rusia nis prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë në Rusi njofton se ka nisur prodhimin e vaksinës së re kundër koronavirusit. Në njoftimin për shtyp thuhet se vaksina do të jetë e mundshme në fund të këtij muaji.

Shumë ekspertë i frikësohen çështjes së vaksina ruse mund të ketë probleme në lidhje me sigurinë për shkak të kohës së shkurtër që ajo është hedhur në treg. Në Rusi, një sondazh i pavarur tregoi se më shumë se gjysma e mjekëve kanë frikë që ta marrin vaksinën e re pasi të dhënat e testeve të saj janë ende të panjohura.

Më herët presidenti Putin deklaroi se vaksina i ka kaluar të gjitha kontrollet e detyruara dhe se një prej vajzave të tij ishte ndër të parët qytetarë që u vaksinuan.

Vaksina quhet Sputnik V, në nder të satelitit të parë botëror.