Ballina Sport “Mendje e shëndoshë dhe qetësi”, Lewandowski tregon sekretet

“Mendje e shëndoshë dhe qetësi”, Lewandowski tregon sekretet

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, ka dhënë një intervistë dhe ka treguar sekretet për formën e tij të shkëlqyer. Në fjalën e tij, sulmuesi polak u shpreh: “90% e golit, ka të bëjë me mendjen dhe nga niveli i përqendrimit. Nëse je i lodhur, edhe mendimi është më i avashtë dhe koha në dispozicion reduktohet.

Në zonën e rreptësisë, ke vetëm 0.1 apo 0.2 sekonda në dispozicion për t’u menduar, vendosur dhe të ndërveprosh me topin. Për këtë, është kryesore stërvitja, sepse aty ndërtohen lëvizjet dhe të bëhen automatike.

Nëse je më të djathtën apo të majtën, nuk ka rëndësi. Duhet të jesh gati. Edhe pa u menduar fare. Në të kundërt, nëse mendon shumë, ajo që kërkon të bësh bëhet jo produktive, sepse trupi duhet të bëjë lëvizjet në mënyrë automatike.

Nëse do të fitosh një ndeshje, atëherë të rëndësishme janë detajet, edhe ato më të voglat, sepse bëjnë diferencën. Përqendrimi dhe përkushtimi ndaj detajeve janë thelbësore në futboll”./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews