Ballina Shëndeti Koronavirusi Pse COVID-19 manifestohet në mënyra të ndryshme?

Pse COVID-19 manifestohet në mënyra të ndryshme?

Nuk është më një mister që sëmundja e re e koronavirusit manifestohet kaq ndryshe nga individi në individ, duke pasur parasysh se disa pasoja të sëmundjes janë veçanërisht serioze, sipas koordinatorit Jean-Laurent Casanova, nga Universiteti Rockefeller, botuar në revistën ”Science”.

Dy studime tregojnë se shkaqet gjenetike dhe imunologjike shpjegojnë 15% të formave serioze të Covid-19.

Rezultati shënon një hap përpara për recidivat që mund të ketë në parandalimin, identifikimin e njerëzve në rrezik dhe në terapi.

Zbulimi bazohet në analizën e ADN-së të mbi 700 pacientëve me forma të rënda të sëmundjes dhe tregon se në 3-4% të rasteve format e rënda varen nga mutacionet që bllokojnë prodhimin e interferonit të tipit I, ndërsa në 10-11 % e rasteve janë identifikuar autoantitrupa, pra antitrupa që sulmojnë sistemin imunitar të cilit i përkasin.

“Rezultatet sugjerojnë bindshëm që mosfunksionimet e interferonit të tipit I shpesh janë shkaku i formave më kritike të Covid-19”, vuri në dukje Casanova, kreu i Laboratorit të Gjenetikës Njerëzore të Sëmundjeve Infektive në Universitetin Rockefeller në Nju Jork.

“Të paktën në teori këto janë mosfunksionime që mund të trajtohen me ilaçe dhe qasje ekzistuese”, shtoi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews