Ballina Bota Alarm i kuq në Greqi: Zonat që janë në prag të mbylljes,...

Alarm i kuq në Greqi: Zonat që janë në prag të mbylljes, maska me detyrim kudo

Greqia është në prag të vendosjes së masave të tjera shtrënguse për zonat e cilësuara me rrezik të lartë, të cilat janë listuar si “Niveli 4”.

Sipas të dhënave të publikuara sëfundmi nga MSH e Greqisë, niveli i riskut përcaktohet nga numri i të prekurve për 100 000 banorë.

Deri më tani, zona si ajo e Atikës, Karditsës, Janinës, Trikalas, Kozanit, Kosturit, Heraklionit, Thias, Samos, Mitilinist dhe Zakintos konsiderohen në nivelin 3, por me potencial të madh që të kalojnë në nivelin 4.

Këto zona kanë mesatarisht 94 të prekur për 100 000 banorë, situatë e cila mund të përkeqësohet në vijim sipas autoriteve greke.

Nëse kalojnë në nivelin 4 të riskut, në këto qytete duhet aplikuar vendosja e maskës edhe në rrugë, ndalimi i mbledhjeve në grupe, kufizimi i hyrjes në markete dhe vende të kultit etj.

Situata konsiderohet mjaft alarmante sipas autoriteteve greke, të cilat e konsiderojnë vetëm një hap larg “mbylljes”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews