Ballina Bota ”Perfekt dhe shumë strikt”, Trump zbulon votën e tij: Ia hodha një...

”Perfekt dhe shumë strikt”, Trump zbulon votën e tij: Ia hodha një djali që quhet…!

Donald Trump ka zbuluar se kë ka votuar sot në Florida për President të ardhshëm në SHBA.

”Votova për një djalë që quhet…”, kjo vuri në dyshim gazetarët, por kë mund të votojë tjetër Donald Trump veç vetes.

Trump zbuloi se votoi për veten, ose në fletën e votimit ”Donald John Trump”, teksa theksoi se votimi në qendrën ku shkoi ishte perfekt dhe shumë strikt.

Duket se Trump vijon me pakënaqësinë për votimin me postë duke shtuar se votimi në qendra janë më të sigurta se ato me postë.

Pas 10 ditësh Donald Trump do të mësojë nëse do të arrijë fitoren e madhe të një mandati të dytë për President të SHBA, apo do të humbasë dhe të përmbyllë mandatin e tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews