Ballina Koronavirusi Studimi: Si mund të kufizohet përhapja e COVID

Studimi: Si mund të kufizohet përhapja e COVID

Një studim i publikuar së fundmi tregon mënyrën se si mundtë kufizohet përhapja e COVID.

Sipas Corriere Della Sera studimi është përqendruar në një analiza të bërë në 131 shtete dhe tregon mënyrat se mund të ulet transmetueshmëria.

Faktori i parë që ndikon në përhapje janë aktivitetet publike, si grumbullimet, takimet etj.

Studimi sugjeron se nëse kufizohet shumë aktivitetet atëherë do të ketë një ulje të numrave të personave të prekur me COVID, pasi ulet numri R që është transmetueshmëria.

Po ashtu bëhet me dije se virusi transmetohet më lehtë në shkolla dhe në zyra. Duke qenë se në ambiente të mbyllura qëndrojnë shumë persona për një kohë të gjatë transmetueshmëria është shumë e lartë.

Por studimi thotë se efekti i masave kufizuese nuk është i menjëhershëm, duhen të paktën 8 ditë kohë për të parë rezultatet.