Ballina Bota Trump apo Biden: Debati për zgjedhjet Presidenciale, ja kë nxorrën fitues sondazhet

Trump apo Biden: Debati për zgjedhjet Presidenciale, ja kë nxorrën fitues sondazhet

Kushdo që është përgjegjës për një numër kaq të madh vdekjesh nuk duhet të vazhdojë të jetë president i SHBA,” tha zoti Biden.

“Ky është i njëjti person që ju tha se do të zhdukej kur të vinin Pashkët. I njëjti person që ju tha të mos shqetësoheni, se do të marrë fund kur të vijë vera. Ne jemi tani në prag të një dimri të errët dhe ai nuk ka plane,” tha Biden.

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Sipas një sondazhi të CNN debati midis Donald Trump dhe Joe Biden u fitua nga ky i fundit. 53% e amerikanëve preferuan Joe Biden, ndërsa presidenti në detyrë i mbetet vetëm 39% e preferencave.

Kandidati demokrat Joe Biden përsëriti akuzat e tij ndaj Presidentit Trump lidhur me reagimin ndaj pandemisë në debatin e dytë dhe të fundit mes dy kandidatëve për president. Debati televiziv u zhvillua në Neshville të shtetit Tenesit.

Trump, i cili u tregua shumë më i përmbajtur se në debatin e parë mbrojti politikat e administratës së tij dhe tha se është kapërcyer faza më e rëndë e pandemisë. Ish-nënpresidenti Biden fajësoi presidentin se nuk merr përgjegjësi për pandeminë.

Presidenti Trump tha të enjten se prodhimi i një vaksine është pranë, duke shtuar se miratimi do të njoftohet “brenda javësh” por më pas pohoi se nuk është e garantuar.