Ballina Bota VIDEO: Pamje apokaliptike në Turqi, Izmiri tronditet nga tërmeti i fuqishëm. Lëkundjet...

VIDEO: Pamje apokaliptike në Turqi, Izmiri tronditet nga tërmeti i fuqishëm. Lëkundjet ndihen edhe në Greqi

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir.

Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.

Nga pamjet e publikuara nga mendiat vendase shikoni pamjet e disa pallateve të shkatërruar si dhe të njerëz të shtrirë në rrugë.

Ndërkohë tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë.

Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre. Nuk ka raportime të menjëhershme për të plagosur.

https://www.youtube.com/watch?v=QKLa4yk3sdQ&t=2s

https://www.youtube.com/watch?v=QqYMZe9ioPs

https://youtu.be/z9TYAvswquk

https://www.youtube.com/watch?v=P5HyMSVwWU0

https://www.youtube.com/watch?v=Z9xEhmPPdF0

https://youtu.be/pwsrYAPn4bs

https://www.youtube.com/watch?v=B1jmqAy5FcI

https://www.youtube.com/watch?v=lO3fNyU8mJY&t=29s

https://www.youtube.com/watch?v=B6B0GG7pygU

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews