Ballina Shëndeti Koronavirusi 10-vjeçari humb jetën nga Covid-19 (FOTO)

10-vjeçari humb jetën nga Covid-19 (FOTO)

Një dhjetë vjeçar është bërë një nga personat më të rinj që ka ndërruar jetë nga Covid-19 në Britani.

Fehzan Jamil, kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, përfshirë epilepsinë.

Fehzan ndërroi jetë ditën e djeshme në Infermarinë Mbretërore të Bradfordit.

Prindërit e tij, Tayaba dhe Mohammed në një intervistë për Channel 4 News thanë se djali i tyre kishte epilepsi dhe disa sëmundje të tjera shëndetësore dhe ishte një djalë i lumtur, i gëzuar.

“Ai ishte një luf*tëtar me të vërtetë i guximshëm, ai ishte një ush*tar. Ishim katër vetë, tani janë vetëm tre. Dhimbja është e papërshkrueshme”, tha babai i tij.

Nëna e tij Tayaba u shpreh se: ‘Thjesht nuk mund ta përshkruaj humbjen tonë. Çdo gjë ndihet bosh tani”.

Familja u përpoq të mbrojë Fehzan sa më shumë që të mundej gjatë pandemisë, duke ditur se çështjet e tij shëndetësore e bënin atë të pambrojtur.

Fehzan ishte trajtuar në Bradford Royal Infirmary ‘për shumë vite’ dhe familja tha se stafi i la ata të qëndronin pranë tij në momentet e fundit të jetës.

Kur Fehzan hyri për herë të parë në spital, familja nuk u shqetësua sepse ishin mësuar me udhëtimet e tij në spital.

Fehzan besohet të jetë një nga viktimat më të reja të pandemisë. Një 12 vjeçar vdiq në qershor, një foshnjë 13 ditore vdiq më 18 qershor dhe një djalë 11 vjeçar vdiq në prill./marrë nga Channel 4 news/ Përshtati: K.H/Syri.net/

@tn.lajmelokale
@tetovanews