Ballina Aktualitet 28 mjekë e infermierë në spitalin e Pejës infektohen me COVID-19

28 mjekë e infermierë në spitalin e Pejës infektohen me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 130 pacientë me COVID-19, prej tyre 17 janë në gjendje më të rëndë.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga personeli shëndetësor janë infektuar 28 mjek, infermierë dhe personel të shërbimit teknik.

Sipas një njoftimi përmes rrjetit social “Facebook” thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 pacientë.

“130 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: Tri pacientë janë në respirator, 105 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 28 të infektuar me COVID-19 dhe atë 10 mjek, 10 infermierë dhe tetë punëtor të shërbimit teknik. 10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19”, thuhet në njoftim./abcnews.al/