Nga Natalie Sherman, BBC
Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Planet e tij për katër vitet e ardhshme ka të ngjarë të përballen me sfidën e një qeverie të ndarë, megjithatë, republikanët pretenduan fitoret kryesore në Kongres.
Është një situatë që shumë analistë thonë kanë treguar se do të ketë shumë punë në ringjalljen e ekonomisë së vendit, i cili po përballet me dëmë të mëdha të shkaktuara nga pandemia.
Pesë pyetjet me të cilat do të përballet demokrati për sa i përket ekonomisë amerikane.
1.Si do ta shpëtojë ekonominë amerikane?
Për muaj me radhë, bizneset i kanë kërkuar Uashingtonit që t’i krijojnë lehtësime financiare për shkak të gjendjes të rënduar që ka shkaktuar pandemia. Por bisedimet kanë hasur probleme, pasi republikanët refuzojnë planet dhe shpenzimet e mëdha sipas tyre të paraqitura nga demokratët, pavarësisht presioneve që Trump i ka bërë partisë së tij për të arritur një kompromis.
Republikanët kanë treguar se do të arrijnë një marrëveshje para se Biden të marrë në dorë presidencën.
Gjatë fushatave Biden ka mbështetur planet për të falur huat studentore, për të rritur kontrollet e sigurimeve shoqërore për pensionistët dhe të sigurojë para për bizneset e vogla. Ai gjithashtu ofroi propozime më ambicioze, si investimi i dy trilionë dollarëve në fusha, të tilla, si energjia e gjelbër infrastruktura dhe transporti publik, transmeton abcnews.al
Por republikanët ka të ngjarë të jenë edhe më të vendosur në rezistencën e tyre ndaj propozimeve të demokratëve, duke premtuar një luftë të ashpër.
2.Si do ta trajtojë ai pabarazinë?
Ndërsa pabarazia për sa i përket të ardhurave në SHBA është rritur në nivelin më të lartë në më shumë se 50 vite, liberalët kanë bërë presion për taksa më të larta ndaj të pasurve, një propozim që sondazhet sugjerojnë që mbështetet gjerësisht nga populli.
Gjatë fushatës, Biden bëri thirrje për anulimin e uljes së taksave të vitit 2017 të nënshkruar nga Donald Trump, duke premtuar se do të rrisë taksat ndaj korporatave nga 21 në 28 për qind, midis shumë ndryshimeve të tjera.
Por ndërsa propozimet e Biden nuk ishin aq të mëdha sa disa prej planeve të tjera të mbështetura nga anëtarët e partisë së tij, çdo përpjekje për të rritur normat do të përballet me një luftë të ashpër nga republikanët dhe grupet e biznesit, të cilët kanë deklaruar se taksat më të larta do të dëmtojnë ekonominë.
3.A mund ta bind Biden, Amerikën të ndërmarrë veprime mbi ndryshimin e klimës?
Aktivistët e ndryshimit të klimës u zhgënjyen kur Biden zbuloi planin për të luftuar ndryshimin e klimës.
Por këtë pranverë solli një propozim gjithëpërfshirës, hartuar me ndihmën e disa prej ish-kritikëve të tij, që është përshkruar si më ambiciozi i paraqitur ndonjëherë nga një kandidat presidencial amerikan.
Ai përfshinte investimin e 400 miliardë dollarëve në energjinë e rinovueshme, forcimin e rregullave të ndotjes së makinave, ndërtimin e 500 mijë stacioneve të automjeteve elektrike dhe eliminimin e ndotjes së karbonit nga termocentralet deri në vitin 2035.
Republikanët paralajmërojnë se plani do të shkatërrojë ekonominë e SHBA-së. Por miratimi edhe i një versioni më të kufizuar, do të shënonte një kthesë të fortë nga ajo çfarë ka bërë Trump gjatë 4 viteve.
4.A do t’i jap fund luftërave tregtare të Donald Trumpit?
Qëndrimi tregtar agresiv i Donald Trumpit – duke sulmuar aleatët, duke kritikuar organizatat ndërkombëtare dhe duke aplikuar taksa të reja kufitare për importet nga vendet rreth botës – ishte ndoshta politika më e veçantë ekonomike e republikanit.
Kur bëhet fjalë për Kinën, ai ka premtuar veprim “agresiv” dhe pak presin që të heqë tarifat e Trumpit që vendosi mbi mallrat kineze. Kina nuk pret të kundërtën pavarësisht fituesit.
Ish-nënpresidenti ka mbështetur gjithashtu idenë e tarifave në rrethana të tjera, duke përshkruar planet për të ngarkuar një tarifë për vendet që nuk përmbushin detyrimet klimatike dhe të mjedisit. Dhe ashtu si Trump, ai ka premtuar të ringjallë prodhimin amerikan.
Organizatat ndërkombëtare dhe aleatët prej kohësh të Trump, si Kanadaja dhe Europa, ndoshta mund të presin më pak sulme. Por disa tensione ka të ngjarë të zgjasin, transmeton abcnews.al
Dhe në rastin e Mbretërisë së Bashkuar, bashkëpunimi për një marrëveshje tregtare mund të bëhet më i vështirë, pasi Biden e ka bërë të qartë se një pakt i tillë nuk është përparësia kryesore dhe mund të varet nga ajo që do të vendosë Brexit për kufirin irlandez.
5.A do të ndryshojë “Big Tech”?
Praktikat e gjigantëve të teknologjisë së Amerikës janë nën vëzhgim të madh në të gjithë botën dhe në vend, ku politikanët nga e majta dhe e djathta kanë bërë thirrje për rregulla më të ashpra në fusha, të tilla, si konkurrenca dhe privatësia e konsumatorit.
Biden ka mbështetur shpërbërjen e kompanive si një “mundësi të fundit”, ku kritikoi Facebook-un dhe të rrjetet e tjera për dezinformimin e policisë dhe rreth përmbajtjeve të tjera në platformat e tyre. Ai ka thënë se mbështet heqjen e ligjit amerikan që mbron firmat e teknologjisë nga përgjegjësia për përmbajtjen e postuar në platformat e tyre.
Por ai dhe nënpresidentja e tij, Kamala Harris, të cilët kanë marrë mbështetje të gjerë në Silicon Valley, kanë qenë jashtëzakonisht të qetë për këtë temë.
Disa nga ndryshimet që janë ende duke u diskutuar kërkojnë që Kongresi të veprojë. Por Shtëpia e Bardhë ka fuqi për të kryer hetime ndaj konkurrencës, për të zbatuar privatësinë dhe rregulla të tjera dhe mund të vendosë nëse do të dalë kundër veprimeve të ndërkombëtarëve, si përpjekjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë për të mbledhur më shumë taksa nga kompanitë e teknologjisë.
Pra, me kompetencat në fusha të tjera të kufizuara nga prania e republikanëve në Kongres, por edhe me presionin për t’i dhënë bazës liberale të demokratëve, a do të jetë primare për Bidenin një rregullore rreth teknologjisë apo kjo çeshje do të jetë në planin e dytë?