Ballina Bota Analiza ANALIZA: Taktika e re e Donald Trump për mos njohjen e zgjedhjeve...

ANALIZA: Taktika e re e Donald Trump për mos njohjen e zgjedhjeve të 3 nëntorit

Ndërkohë që Joe Biden po përgatitet për marrjen e pushtetit, Donald Trump ka zbuluar një taktikë të re për të hedhur poshtë rezultatet e zgjedhjeve në shtetet kyçe, me shpresën se pas një beteje të gjatë ligjore do të vazhdojë të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë.

Administrata e tij është duke kërkuar ndalimin e certifikimit të rezultateve zgjedhore për shkak të akuzave për parregullsi në Michigan dhe Pensilvani, duke ngritur një sërë padish.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë vijon që të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve të tre nëntorit, duke theksuar në një sërë postimesh në Twitter se administrata e tij do të bëjë publike së shpejti prova për një sërë parregullsish në shtete të ndryshme.

“Nevada po rezulton të jetë një gropë e votave të rreme. Ne po gjejmë prova që, kur të publikohen do të jenë absolutisht tronditëse!”, shkroi Trump në një nga postimet e tij.

Sipas të dhënave, Joe Biden kryeson në Nevada me 36,186 vota apo me 2.7% të votave totale në këtë shtet.

Trump vazhdon të pretendojë po ashtu Xhorxhian, duke thënë se ky shtet do të jetë një fitore e madhe presidenciale. “Penslivania na ndaloi që të shihnin procesin e numërimit. Gjë kjo e paimagjinueshme dhe e paligjshme në këtë vend”, shkruante Trump të hënën.

Gjyqtarët ka të ngjarë të mos ngurrojnë të ndërmarrin hapin e rrallë të bllokimit të numërimit përfundimtar të votave pa pasur prova thelbësore për mashtrimeose parregullsive zgjedhore, duke çuar kështu në një ngërç të gjatë politik.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden u shpall fitues në Michigan dhe Pensilvani me një diferencë të madhe votash, për të cilën ekspertët e thonë se do të ishte e vështirë të kapërcehej në gjykatë. Në Michigan, epërsia e Biden ishte 146,000 me 99% votave të numëruara dhe në Pensilvani ishte mbi 45,000 me 99% votave të numëruara.

Fushata Trump ngriti një padi federale në Pensilvani dhe një grup ligjor konservator tha se nis një gjyq shtetëror në Michigan, duke u bërë thirrje gjykatësve të bllokonin zyrtarët e shtetit të zyrtarizonin rezultatet e zgjedhjeve.

Në padinë e tij për Pensilvaninë, Trump pretendon se vëzhguesit e sondazheve ishin mbajtur shumë larg nga numëruesit e votave dhe se votuesit në qarqet me shumicë republikane dhe morën trajtim të ndryshëm gjatë zgjedhjeve, në shkelje të Kushtetutës. Padia i kërkon një gjykatësi të kërkojë nga zyrtarët e Pensilvanisë që të shpallin të pavlefshme fletët e votimit në rastet kur votat me postë nuk kanë nënshkrim te verifikuar.

Në Michigan, padia republikane pretendon se zyrtarët e zgjedhjeve në Detroit numëruan fletët e pa verifikuara të votimit dhe përjashtuan vëzhguesit zgjedhorë nga procesi i numërimit të votave. Padia e Trump gjithashtu përmban pretendimet e një vëzhguesi zgjedhor në Detroit i cili tha se punonjësit e qytetit ishin vënë nën presion për të votuar për Biden.

Në mënyrë që një gjyqtar të konsiderojë shtyrjen e certifikimit të rezultatit zgjedhor të një shteti, fushata Trump “do të duhej të paraqiste me prova të manipulimeve zgjedhore, të cilat mund të çojnë deri në ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në këtë shtet”, tha Jack Young, i cili shërbeu si këshilltari i Al Gore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, kur Gjykata e Lartë e SHBA ndaloi një rinumërim në Florida, duke e bërë George W. Bush fitues.

“Ligji për manipulimet është shumë i thjeshtë,” tha ai. “Hy në gjyq dhe sill prova se ka pasur mashtrim ose parregullsi në votim, dhe trego se këto parregullsi mund të ndryshonin rezultatin zgjedhor.”

Në këtë betejë, Trump duket se ka marrë tanimë fitoren e parë, pasi Prokurori i Përgjithshëm William Barr autorizoi prokurorët federal të hënën që të hetonin mashtrimet zgjedhore nëse ka pretendime të besueshme për parregullsi që, nëse janë të vërteta, mund të ndikojnë potencialisht në rezultatin e zgjedhjeve federale në një shtet të caktuar. /Wall Street Journal-SI/

@tn.lajmelokale
@tetovanews