Ballina Bota Angela Merkel: Vala e dytë e pandemisë, më e ashpër se e...

Angela Merkel: Vala e dytë e pandemisë, më e ashpër se e para. Do kemi një dimër të vështirë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se kriza e shkaktuar nga koronavirusi mbetet e rëndë pavarësisht lajmit pozitiv për zhvillimin e një vaksine.

Gjithashtu paralajmëroi se vala e dytë e pandemisë do të jetë më e ashpër se e para, ndërsa prezantoi një raport për mposhtjen e virusit.

“Siç ishte rasti me gripin spanjoll, tani duhet gjithashtu të presim që vala e dytë të jetë më e ashpër dhe kjo ndodhë gjatë një periudhe me më pak fat të vitit, muajve të dimrit që do të thotë se do të duhet të merremi me këtë gjithë stinën.

Edhe nëse ka një lajm të mirë tani për vaksinat që po zhvillohen, nuk do të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm këtë dimër, kështu që ne duhet të vazhdojmë me masat tona parandaluese.”, u shpreh Merkel.

@tn.lajmelokale
@tetovanews